Ibra ka marrëveshje verbale me këtë klub të Serie A

Futboll

Ibra ka marrëveshje verbale me këtë klub të Serie A

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:19
Ibrahimoviçi

Vullneti i Ibrahimovic duket i qartë, ai dëshiron t’i japë një dorë Milanit sa më mirë që mundet, duke vazhduar gjithashtu me një rinovim të kontratës, të modifikuar me paraqitjet individuale dhe jo me pagë fikse. Tani është klubi kuqezi që do të reflektojë për të ardhmen.

Sipas asaj që raportohet nga media franceze “Footmercato”, futbollisti suedez, nga ana tjetër, tashmë ka gjetur një ekip për vitin e ardhshëm dhe nuk do të jetë Milani. I

Ibrahimoviçi ka arritur një marrëveshje verbale me Monza, ekip i Serie A që po planifikon një sezon edhe më vezullues se ky që po përfundon.

Klubi në pronësi të Silvio Berluskonit ka arritur ta bëjë këtë goditje falë marrëdhënies mes lojtarit dhe Adriano Galliani, menaxher aktual dhe njeri i shquar i klubit brianza.

Ka shumë gjasa për ta parë Zlatan në stadiumin “U-Power”, por, për momentin, nuk ka siguri absolute. Nëse ndodh vërtet kështu, atëherë do të hapet një kapitull tjetër në historinë e futbollit të Ibrës, përndryshe do të mbetet vetëm një situatë magjepsëse për të mos thënë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat