Wenger: Titulli i ardhshëm i Premier League është i Arsenalit

Futboll

Wenger: Titulli i ardhshëm i Premier League është i Arsenalit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:55
Wenger

Dikur në krye të Arsenalit për më shumë se dy dekada, aty ku i kushtoi gjithë jetën dhe karrierën e tij futbollistike, Arsene Wenger është rikthyer të flasë edhe njëherë pikërisht për Topçinjtë.

Ka një ndryshim të madh koha kur Wenger ishte në krye të Arsenal-it me kohën që po kalon në këto momente e sigurisht i gjithë grupi e blerjet janë më efikase e një skuadër që pritet shumë sipas francezit.

Arsene Wenger beson se Arsenali do të jetë në gjendje për të fituar Premier League-n sezonin e ardhshëm edhe nëse ata nuk arrijnë të fitojnë titullin këtë vit.

Topçinjtë kanë udhëhequr pjesën më të madhe të këtij sezoni, por pasi kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, ata kanë rënë pas Manchester City në tabelë.

Djemtë e Pep Guardiola-s janë tani favoritët e mëdhenj për të ruajtur kurorën e tyre dhe rënia e formës së Arsenal-it në një fazë vendimtare të sezonit ka lënë disa të pyesin nëse do të mund te rikuperoheshin për të pasur një sezon tjetër të fortë vitin e ardhshëm.

“Nëse nuk është këtë vit, do të jetë ndoshta vitin e ardhshëm, por cilësia është atje, e dini, dhe ekipi po ecën veçanërisht përpara, shumë i ri.

Por më pëlqen mënyra se si luajnë, ata janë të lëvizsshëm, marrin vendime inteligjente në zonë, luajnë mirë së bashku dhe të gjithë përbërësit janë aty”, tha Wenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat