Willian nuk ka ndërmend të rikthehet në Brazil

Futboll

Willian nuk ka ndërmend të rikthehet në Brazil

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:01
Willian

Willian nuk ka ndërmend të rikthehet në Brazil.

34-vjeçari u transferua shtatorin e kaluar si lojtar i lirë nga Corinthians te Fulham në Premier League.

Sulmuesi i majtë brazilian firmosi për një vit me klubin londinez.

Dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 3 gola dhe 4 asiste në kampionatin anglez.

Willian shpreson të rinovojë me Fulhamin, ndërkohë që nuk e merr fare në konsideratë rikthimin në vendlindje.

“Unë nuk dua të rikthehem të luaj në Brazil.

Kurrë më atje, sepse ekziston një presion i pamëshirshëm. Që ndonjëherë shkakton dhunë dhe kërcënime ndaj familjes e fëmijëve.

Kur arrihet kjo pikë, çdo gjë ndryshon për mua. Më duhet ta mbroj familjen time, që është gjëja më e çmuar që kam”, u shpreh lojtari i njohur, autor i 70 ndeshjeve me kombëtaren e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat