Ramadani: Në pjesën e fundit u mbrojtëm me të gjitha forcat

Futboll

Ramadani: Në pjesën e fundit u mbrojtëm me të gjitha forcat

Më: 7 maj 2023 Në ora: 18:38
Ramadani

Gjilani ia doli të marrë një pikë në udhëtim te Prishtina në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i ekipit gjilanas, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me pikën e fituar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nëse e marrim nga fillimi i kampionatit, sulmi, mesfusha dhe mbrojtja kanë qenë shumë mirë. Pas problemeve që kishim, u larguan disa lojtarë”, ka thënë trajneri i Gjilanit..

“Por jam i kënaqur me lojtarët. Kemi mbajtur vendin e tretë me dinjitet, luftë e sakrificë. Nga janari kemi qenë gjithçka në rregull, edhe në aspektin financiar”.

“Na ka pezulluar problemi i Solomonit. Po të ishte ai, unë vetë kam qenë futbollist, dhe kur nuk ke konkurrencë luan më ndryshe. Njësoj edhe me Zekën”.

“Zeka nuk ka konkurrencë në sulm për momentin. Mendoj që sot djemtë dhanë maksimumin. Ishte derbi i vërtetë”.

“Në pjesën e fundit u mbrojtëm me të gjitha forcat pasi ishim me një lojtar më pak në fushë. Në këtë fazë të garës, çdo pikë e fituar është e vlefshme”, deklaroi më tej Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat