Jordi Alba - Barcelona, palët me synime të kundërta

Futboll

Jordi Alba - Barcelona, palët me synime të kundërta

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:42
Jordi Alba

E ardhmja e Jordi Alba do të jetë objekt debati në muajt në vijim.

Mbrojtësi ka një vit të mbetur nga kontrata aktuale, por me një pagë shumë të lartë që klubi dëshiron ta ulë.

Kjo çështje nisi të diskutohej këtë të mërkurë në takimin e zhvilluar nga agjentët e futbollistit, Vicente Forés dhe José Manuel Tárrega, me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff në “Sant Joan Despí Sports City”.

Takimi ka shërbyer si kontakti i parë mes dy palëve.

Agjentët e Jordi Alba kanë përsëritur se dëshira e futbollistit është të përmbushë atë vit të kontratës me Barcelonën.

Në klub e kanë marrë parasysh këtë dëshirë dhe nuk është ngritur asnjë pretendim për ulje rroge apo shitje e mundshme e lojtarit. Megjithatë, të gjithë janë në dijeni se për të përmbushur objektivat e “Fair Play Financiar”, klubi duhet urgjentisht të ulë faturën e pagave.

Largimi zyrtar i Busquets është i rëndësishëm, sepse paga e kapitenit ishte mbi 23 milionë euro në vit.

Kjo çliron një boshllëk të rëndësishëm në faturën e përmendur të pagave, por ende nevojitet më shumë reduktim financash.

Paga e Jordi Alba është aktualisht një nga më të lartat në skuadër. Klubi dëshiron ta zvogëlojë atë në një farë mënyre, edhe pse ende nuk i është bërë asnjë propozim lojtarit.

Të dyja palët kanë planifikuar të takohen sërish në javët në vijim.

Në takim e së mërkurës u fol për shumë gjëra, përveç Jordi Alba, pasi agjencia “Interstar Sport” menaxhon shumë lojtarë të tjerë si Hugo Guillamón, që luan si shkatërrues, pozicion që Barcelona duhet ta përforcojë me largimin e Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat