St. Pauli ndahet baras me Fortunën, Paçarada ndër më të mirët

Futboll

St. Pauli ndahet baras me Fortunën, Paçarada ndër më të mirët

Nga: K. G. Më: 13 maj 2023 Në ora: 23:12
Leart Paçarada

St. Paulit ndahet baras (0:0) me Fortunën e Dyseldorfit, në takimin derbi të javës së 32-të të Bundesliga II.

Futbollistët e të dy skuadrave u angazhuan maksimalisht, por munguan golat në këtë ndeshje mjaft interesante që u zhvillua në stadiumin “Millerntor” në Hamburg, ku ishin të pranishëm 29. 546 shikues.

Kapiteni Leart Paçarada u paraqit titullar si zakonisht për St. Paulin.

Eric Smith i St. Paulit dhe Florian Kastenmeier i Fortunës, u vlerësuan me nota më të larta, 7.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Reprezentuesi i Kosovës ishte ndër me të dalluarit, duke u vlerësu me notë 7.1.

Pas javës së 32-të, St. Pauli ka 54 pikë sa ka edhe Fortuna që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat