Arsenali interesohet për Cancelon

Futboll

Arsenali interesohet për Cancelon

Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:14
Joao Cancelo

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për Joao Cancelon.

Portugezi iu bashkua Bayern Munichit në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi nga Manchester City, pasi ai nuk bënte më pjesë në planet e Pep Guardiolas.

Megjithatë, vazhdimisht është raportuar se ai nuk është i lumtur as te “Bavarezët”, duke lënë kështu të hapur mundësinë që sezonin e ardhshëm të luajë diku tjetër.

“A Bola” ka raportuar Arsenali po shqyrton mundësinë për transferimin e Cancelos, pasi e shohin si përforcim ideal duke marrë parasysh se ai mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.

Tutje, sipas mediumit portugez, Bayerni nuk do të aktiviziojë opsionin e blerjes se 28-vjeçarit, që është 70 milionë euro.

Pas përfundimit të sezonit aktual, reprezentuesi i Portugalisë do të duhet të rikthehet te Manchester City – teksa mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i tij i radhës. Për të besohet se interesim ka shfaqur edhe Barcelona.

Joao Cancelo me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat