Drita nuk e fiton derbin e rivalëve të përbetuar, ngec për titull 

Futboll

Drita nuk e fiton derbin e rivalëve të përbetuar, ngec për titull 

Nga: K. G. Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:42
Pamje nga një ndeshje

Drita e Gjilanit ngec në luftë për titullin e kampionit.

Drita në cilësinë e mysafirit ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj rivalit të përbetuar Gjilanit.

Dy skuadra të një qytetit, që luajnë në të njëjtin stadium, treguan lojë shumë të mirë.

Në minutën e 31-të, Rron Broja ka realizuar për Dritën.

Në minutën e 82-të, Mevlan Zeka nga penalltia ka barazuar rezultatin 1:1.

Drita është në vend të dytë me 67 pikë, ka dy me pak se Ballkani lider.

Gjilani është në vend të tretë me 52 pikë, ka pesë më shumë se Dukagjini që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat