Mevlan Zeka “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Futboll

Mevlan Zeka “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 10:46
Mevlan Zeka

Mevlan Zeka është shpallur futbollisti më i mirë në xhiron e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi anësor Gjilanit shënoi golin e barazimit 1-1 nga penalltia në derbin lokal kundër Dritës dhe u shpreh i lumtur që mori këtë çmim, derisa theksoi se skuadra e tij është afër arritjes së objektivave të këtij edicioni.

"Kënaqësi e veçantë të shpallesh "Ylli i javës” sidomos në ndeshjen derbi të qytetit, kur dihet rivaliteti i dy klubeve. Personalisht po kaloj në një formë të mirë tek Gjilani dhe po e ndihmoj skuadrën drejt arritjes së objektivave, pasi tani jemi në finale të Kupës dhe shumë afër sigurimit të plasmanit në Evropë.

Për formën timen padyshim që duhet të falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, të cilët më kanë ndihmuar shumë. Ky çmim i dedikohet tifozëve ‘Skifterat’, të cilët pavarësisht rrugëtimit tonë, e që nuk ka qenë i lehtë, na kanë qëndruar gjithmonë afër gjatë tërë vitit”, tha Mevlan Zeka për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat