Arne Slot mohon kalimin te Tottenhamin

Futboll

Arne Slot mohon kalimin te Tottenhamin

Më: 25 maj 2023 Në ora: 14:30
Arne Slot

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot mohon lajmet për kalimin e mundshëm te Tottenham.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet, tekniku theksoi se ai dëshiron të vazhdojë punën që ka nisur te Feyenoord.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme për interesimin e klubeve të tjera për mua.

Edhe nëse jam mirënjohës, dëshira ime është të qëndroj të Feyenoord dhe të vazhdoj të punoj në atë që krijuam vitin e kaluar.

Nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë diskutim për transferimin tim, takimi i së martës ishte ekskluzivisht për rinovimin. Të gjitha bisedimet me klubin kanë qenë gjithmonë vetëm në këtë drejtim.”-tha Slot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat