Ylli i Brightonit ka mbetur i traumatizuar nga një femër

Futboll

Ylli i Brightonit ka mbetur i traumatizuar nga një femër

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:04
Ylli i Brightonit, Billy Gilmour dhe Orla Sloan

Ylli i Brightonit, Billy Gilmour ka zbuluar se ai ishte aq i traumatizuar nga një femër saqë tani i duhet të marrë hapa të gjumit vetëm për të fjetur natën.

Orla Sloan, 22 vjeçare, e cila e quan vetën “Devil Baby” apo ndryshe “Fëmija i Djallit” ka pranuar se ka vënë në shënjestër Gilmour si dhe ish-shokët e tij të skuadrës te Chelsea, Mason Mount dhe Ben Chilwell pas një feste në shtëpinë e Chilwell.

Gilmour kishte pranuar mesazhe në “Instagramin” e tij nga Sloan pas festës, që e shtyu mesfushorin të ngrejë shqetësime te Brightoni, i cili vendosi masa shtesë sigurie.

Mesazhet e shumta për Gilmour e lanë atë të traumatizuar dhe të paaftë për të fjetur, ndërsa Sloan gjithashtu bëri pretendime të rreme se kishte mbetur shtatzënë prej tij.

Gilmour tha: “Kjo gjë ka pasur një ndikim negativ tek unë. Nuk kam mundur të fle dhe jam detyruar ta zgjidhë këtë problem duke përdorur hapa të gjumit. Ka pasur një efekt negativ te paraqitjet e mija. Sulmet nga Orla e kanë dëmtuar rëndë lidhjen time dhe shoqërinë që veçse e kam pasur”, tha Gilmour.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat