Zgjidhet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Futboll

Zgjidhet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland është lojtari më i mirë i sezonit 2022/23 në Premier Ligë.

Bomberi norvegjez bëhet lojtari i katërt i Manchester Cityt që e fiton çmimin në fjalë për të mbyllur një sezon debutues fantastik.

Ylli i Cityt ka qenë pjesë kyçe e fitimit të titullit të pestë në Premier Ligë brenda gjashtë vitesh, duke shënuar 36 gola, dhe duke thyer rekordin e mëparshëm për 34 gola të shënuar brenda një sezoni në të vetëm në kampionatin anglez që mbahej nga Andrew Cole dhe Alan Shearer.

Norvegjezi është gjithashtu lojtari i parë në Premier Ligë që shënon hat-trick në tre ndeshje radhazi në shtëpi, dhe lojtari i parë i Cityt që shënon një hat-trick në derbin e Manchesterit që nga viti 1970.

Haaland bëhet lojtari i tretë radhazi i Cityt, dhe i katërti në përgjithësi, që fiton këtë çmim, pas Kevin De Bruyne në 2019/20 dhe 2021/22, ndërsa Ruben Dias mori nderin në 2020/21. Vincent Kompany ishte i pari, në 2011/12.

Ai e fiton çmimin pasi votat e publikut u kombinuan me ato të 20 kapitenëve të klubit dhe një panel ekspertësh futbolli.

Haaland mundi shtatë të nominuar të tjerë për çmimin në fjalë si De Bruyne, Harry Kane, Martin Odegaard, Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Kieran Trippier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat