Dembele: Ëndrra ime është të fitojë titullin

Futboll

Dembele: Ëndrra ime është të fitojë titullin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 16:03
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Barcelonës.

Sulmuesi francez  në një intervistë për gazetë “Telefoot’’, gjithashtu bëri të ditur se dëshiron të vazhdoj të luaj me fanellën  e ‘’blaugranave’’.

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve me Barçën, të fitojë atë trofe me klubin që e dua”.

Ndihem mirë në Barcelonë. Shpresoj të bëhem një lojtar i madh këtu.

Unë kam qenë gjithmonë anëtar i këtij klubi, që kur kam qenë i vogël, kam qenë gjithmonë një tifoz”, tha Dembele.

“Messi është një legjendë absolute. Ta shohim atë të luajë përsëri në anën tonë do të ishte e jashtëzakonshme.”, deklaroi sulmuesi francez.

Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon me 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat