Busquets paralajmëron Guardiolën

Futboll

Busquets paralajmëron Guardiolën

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:56
Busquets e Guardiola

“Të gjithë mendojnë se Manchester City do të fitojë, por kini kujdes. Së pari, gjithçka mund të ndodhë në një finale, dhe kjo nuk është klishe.

Së dyti, dhe kjo është më e rëndësishme, kur luan kundër një ekipi si Interi që ka një sistem kaq të saktë, i identifikuar dhe testuar, me 5 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues, gjithçka bëhet shumë e vështirë”.

Sergio Busquets paralajmëron Pep Guardiolën, trajnerin që “ndryshoi jetën e tij”, në kuadër të aktit të fundit të Champions League, më 10 qershor në Stamboll.

“Interi mund të mos krijojë shumë raste, por luan me dy sulmues kundër dy qendërmbrojtësve dhe aty, në këtë situatë, e shoh ekipin zikaltër të aftë për ta dëmtuar City. Çdo gjë mund të ndodhë”, – tha mesfushori katalanas, të cilit ia zyrtarizoi lamtumirën Barcelona pas 15 vitesh, në “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë, presidenti i Interit, Steven Zhang ka thirrur të gjithë klubin bashkë për të mbështetur skuadrën në këtë finale me histori. Punonjësit e klubit morën email-in e ftesës për finalen në Stamboll dhe të shtunën, me datë 10 qershor, rreth 500 persona do të nisen me fluturime çarter nga Malpensa drejt Turqisë; më pas do të kthehen në mbrëmje, pas ndeshjes finale.

Skuadra do të takohet sërish në “Appiano” të mërkurën, pas tri ditësh pushimi; fillimisht për t’u përgatitur për ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Torinos, të shtunën në orën 18:30, më pas për finalen e madhe të Stambollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat