Firmos zgjatjen e kontratës me klubin gjerman

Futboll

Firmos zgjatjen e kontratës me klubin gjerman

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:59
Dani Olmo

Dani Olmo do të vijojë karrierën në futbollin gjerman. Siç ka komunikuar klubi i Leipzigut, spanjoll ka zgjatur kontratën deri në vitin 2027.

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës kishte kontratë deri në vitin 2024 dhe Leipzigu ka bërë përpjekje të madhe për ta vendosur atë në shkallën e parë të pagave të skuadrës.

“Magjistari”, siç quhet nga tifozët Dani Olmo, ka marrë pjesë në 50 gola në 122 ndeshje zyrtare me klubin gjerman: ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 29 asistime.

Këtë sezon ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 10 asistime.

“Kur mbërrita Leipzig tre vjet më parë, ishte një hap i madh për mua si një talent i ri. Po arrija në një nga ligat më të mira në Evropë. Megjithatë, të gjithë e bënë shumë të lehtë për mua, tha spanjolli.

“RB Leipzigu është një klub fantastik në një qytet të jashtëzakonshëm me tifozë të mrekullueshëm, dhe unë jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time”.

Olmo tani synon të fitojë Kupën e Gjermanisë përballë Eintrachtit të Frankfurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat