Berlusconi e do Ibrahimoviçin, ja përgjigja e këtij të fundit

Futboll

Berlusconi e do Ibrahimoviçin, ja përgjigja e këtij të fundit

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:02
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se nuk mendon që do të pensionohet në fund të këtij sezoni, ndërsa nuk hezitoi të zbuloj interesimin e skuadrës së Monzas në të.

Ibrahimovic tha se skuadra e Silvio Berlusconit veçse e ka të gatshme një kontratë për të, por se suedezi është krenarë që është te Milani.

Monza më tha se ata e kanë një kontratë të gatshme për mua. Por, unë jam një lojtar i Milanit dhe unë jam krenarë për këtë gjë”, tha Ibrahimoviç.

Ndërkaq, sa i përket pensionimit, Ibrahimovic tha: “Unë nuk mendoj që do të pensionohem në fund të këtij sezoni. Por më duhet që të gjej një ekuilibër të mirë”.

Kontrata aktuale e Zlatan me Milanin do të skadojë në këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat