Cassano - Mourinho, nuk ndalet sherri verbal

Futboll

Cassano - Mourinho, nuk ndalet sherri verbal

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:29
Cassano - Mourinho

Antonio Cassano, një lojtar i Real Madridit mes viteve 2006 dhe 2007, e ka “halë në sy” José Mourinhon, e ka sulmuar sërish trajnerin aktual të Romës. 

Ish-futbollisti italian, i cili gjithashtu luajti për Romën nga viti 2001 deri më 2005, përfitoi nga disfata e skuadrës romake kundër Sevilla në finalen e Ligës së Evropës dhe sjellja e Mourinhos për të kritikuar ‘Special One’ në kanalin Twitch ‘BoboTV’.

“Arbitri gaboi, por edhe lojtarët i humbasin golat.

Pra, në futboll gabojnë të gjithë.

Taylor nuk ka qenë në lartësinë e detyrës.

Gjithçka ndodhi më pas nisi me Mourinhon, i cili zbriti në katin e poshtëm për të protestuar.

Videot arritën shpejt tek të gjithë dhe, më pas, ne pamë tashmë familjen e arbitrit anglez të tmerruar”, – tha Cassano.

Ish-futbollisti 40-vjeçar nuk e ka pushuar sulmin ndaj Mourinhos: “Ai tha se po shkonte me pushime, shpresoj të mos kthehet më në Itali. Është i neveritshëm, në këto dy vite kemi parë vetëm zënka, ai prishi imazhin e Romës, nuk i bëri mirë klubit. Shpresoj të mos kthehet më për të stërvitur në Itali”.

Në prill të vitit 2023, Cassano e sulmoi ashpër Mourinhon: “Futbolli i Mourinho është një m*t. Unë u grinda me Livajan, thamë gjithçka, por pas dy ditësh ishim miq si më parë. Më mësoi nëna të mos kisha frikë nga asgjë dhe u grinda me 30.000 veta.

Thuaji spiunit tënd se ishin 20 veta që ndërhynë dhe nuk pati asnjë konfrontim fizik mes meje dhe Livaja. Nuk më goditën. Thuaji lepurushit tënd që të informon se nuk jam goditur kurrë nga askush në jetën time. Ndoshta kam qenë me fat, por kurrë nuk kam pasur frikë nga askush dhe asgjë”.

Mourinho nuk ka ngurruar t’i përgjigjet Cassanos: “Të gjithë janë të lirë të kenë preferencat e tyre apo edhe të kritikojnë.

Por kur bëhet fjalë për njerëz si Antonio Cassano, gjërat janë ndryshe: ai argëtohet, të tjerët punojnë seriozisht. Cassano ka luajtur te Roma, Interi dhe Real Madridi. Në Madrid mbahet mend për pallton e tij gjatë prezantimit, me Romën fitoi një Superkupë pa luajtur, me Interin nuk e fitoi as Kupën e Lombardisë.

Nga ana tjetër, ju e dini se çfarë kam fituar me Interin, Real Madridin dhe Romën. Ai do të krijojë probleme me mua, por unë nuk do të kem me të. Unë do t’i them vetëm një gjë: ki kujdes Antonio, ti je 40 vjeç dhe unë 60. Ndonjëherë vjen Marko Livaja dhe pastaj bëhet e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat