Ferizaj fillon “gjuetinë” për trajner, negociojnë me disa 

Futboll

Ferizaj fillon “gjuetinë” për trajner, negociojnë me disa 

Nga: K. Goca Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:12
Lulzim Abazi

Pas largimit të trajnerit kroat, Andrej Panadiç, Ferizaj tani nuk qëndron duarkryq por ka filluar “gjuetinë” për trajner.

Brenda klubit thonë se janë duke negociuar me trajnerët brenda dhe jashtë vendit por nuk japin ndonjë emër të mundshëm.

Presidenti i klubit ferizajas, Lulzim Abazi, e ka pranuar se janë në bisedime dhe sipas tij, se shpejti do të përcaktohen për pasardhësin e Panadiçit.

Ferizaj i ka objektivat e qarta, që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat