Portieri i Cityt shkruan historinë

Futboll

Portieri i Cityt shkruan historinë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 12:09
Skot

Manchester City arriti të fitonte Ligën e Kampioneve për herë të parë në histori, duke mundur Interin me rezultatin 1:0. Veç fitores së skuadrës, për portierin Skot

Karson ka qenë një triumf i dyfishtë në aspektin personal, duke qenë se për të ishte trofeu i dytë në karrierë… pa asnjë minutë në këmbë.

Portieri i tretë i Sitit ishte në stol duke mos arritur të japë kontributin por duke marrë medaljen e arit.

Të njëjtën gjë, ai e bënte edhe në vitin 2005.

Asokohe, Karson ishte portieri i Liverpulit dhe qëndronte në stol në finalen kundër Milanit duke qenë se titullar ishte Dudek.

Në këtë mënyrë, Karson bëhet futbollisti i parë që fiton 2 Liga Kampionësh duke mundur në finale dy skuadrat e Milanos, e madje ndaj të dyjave ka fituar duke e parë ndeshjen nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat