Bytyqi i bashkohet skuadrës së parë të kampionit të Kosovës 

Futboll

Bytyqi i bashkohet skuadrës së parë të kampionit të Kosovës 

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2023 Në ora: 21:33
Destan Bytyqi

Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani i Therandës, i kushton rëndësi të madhe edhe talenteve të ri.

Destan Bytyqi është grumbulluar me ekipin e parë. 

“Talenti i shkollës së futbollit tonë, Destan Bytyqi, tashmë është grumbulluar me skuadrën e parë, nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 

Futbollisti 19 vjeçar që me shiritin e kapitenit në krah, udhëhoqi juniorët, është ardhmëria e futbollit të Suharekës dhe mbarë vendit. 

Bytyqi do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2028. 

Klubi i uron suksese të mëdha Destanit, me fanellën e skuadrës së tij të zemrës, ku u rrit e ku po formohet si profesionist”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat