​Miqësoret ndaj Kosovës U19, Shqipëria synon dy fitore

Futboll

​Miqësoret ndaj Kosovës U19, Shqipëria synon dy fitore

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:20
​Miqësoret ndaj Kosovës

Veç Kombëtares A dhe Shpresave, edhe ekipi kombëtar i Shqipërisë U-19 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të sfidojnë Kosovën në stadiumin ‘Kukës Arena’ më 14 dhe 16 qershor.

Grumbullimi ka nisur që prej pasdites të së shtunës, teksa kuqezinjtë e vegjël po i zhvillojnë përgatitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Arlind Kurti dhe Flavio Sulejmani janë dy futbollistët kuqezi që luajnë në radhët e ekipit kombëtar U-19. Që të vegjël në ekipet e moshave, dy kuqezinjtë nuk e fshehin lumturinë që tashmë janë pjesë edhe e Shqipërisë U-19, ndërsa synojnë që të dy së bashku, një ditë të luajnë me Kombëtaren A.

Mbrojtësi kuqezi, Arlind Kurti, i cili luan me ekipin e Laçit thotë se përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Kosovës kanë shkuar shumë mirë, ndërsa nënvizon se sa e veçantë është të luash për Shqipërinë, derisa shton se ndaj Kosovës synohen të arrihen dy fitore. Ndër të tjera, mbrojtësi shqiptar zbulon edhe objektivat e së ardhmes.

“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme me Kosovën. Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë që të kemi përparësi deri kur të shkojmë në Evropian. Trajneri i ri është shumë më i mirë, ne e njohim më përpara sepse kemi punuar te grupmosha U17, stërvitjet kanë shkuar shumë mirë. Jeemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje...I bëj thirrje të gjithë lojtarëve që kur e veshin këtë fanellë të luajnë me shpirt edhe me gjak në fushë.”, theksoi Kurti.

Nga ekipi kombëtar U-17, në një aventurë të re me Shqipërinë U-19. Flavio Sulejmani, sulmuesi i talentuar kuqezi vjen për herë të dytë në Kombëtaren U-19, ndërsa tregon për edhe objektivat e skuadrës në këto dy miqësore.

Fitore dhe konsolidim, këto dy gjëra pret Sulejmani nga dy ndeshjet kundër Kosovës, ndërsa zbulon edhe objektivat për të ardhmen.

“Grupi ka cilësi, i ka të gjitha për të fituar ndeshjet me Kosovën. Presim fitore dhe konsolidim, ky është vetëm e para për të shkuar në Evropian dhe për të bërë më të mirën. Në aspektin personal objektivi im është e para të luaj dhe të shkoj te Kombëtarja A, pastaj s amë lartë në ndonjë ekip në Evropë.”, theksoi Sulejmani.

Dy ndeshje sme styre, Shqipëria dhe Kosova do t’i zhvillojnë më 14 dhe 16 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat