Conte: Nuk po e kërkoj me ankth një skuadër

Futboll

Conte: Nuk po e kërkoj me ankth një skuadër

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:32
Conte

Ish-trajneri i Tottenham, i papunë prej disa muajsh tashmë, Antonio Conte ka folur për të ardhmen.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet italiane, Conte shprehu dëshirën për një rikthim në futbollin e vendit të tij.

“Dëshira për të qenë trajner është gjithmonë aty, pasioni nuk shuhet kurrë.

Nuk po e kërkoj me ankth një skuadër, por nëse do të ndodhte që të kisha ndonjë ofertë serioze, do ta konsideroja, në Itali apo jashtë saj”-tha Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat