Perez me fjalë të mëdha

Futboll

Perez me fjalë të mëdha

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:29
Bellingham e Perez

Në Madrid, sot është një ditë e madhe pasi po prezantohet Jude Bellingham.

Në konferencë për shtyp sot foli presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i cili i uroi mirëseardhje futbollistit të deridjeshëm të Borussia Dortmundit.

Kreu i klubit spanjoll theksoi se ylli anglez është i mirëpritur nga të gjithë dhe beson se ai do të ketë sukses në “Santiago Bernabeu”.

“Është një ditë e madhe për krejt tifozët e Real Madridit, duhet të jemi krenarë për atë që ky klub do të thotë për krejt botën.

E themi gjithmonë se një pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit është se lojtarët e dinë se çka do të thotë të jesh madrilen.

Sot duhet të ndihemi krenarë, ka arritur njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe është këtu sepse e ka dashur edhe vetë këtë, përkundër faktit se ka mundur të shkonte të luajë kudo”, deklaroi fillimisht Perez.

“I dashur Jude, ka ardhur momenti që e ke ëndërruar.

Të falënderoj që ke bërë gjithçka që është e mundshme për të qenë këtu, faleminderit që je një madrilen.

Ky është klubi më i madh në botë, vlerat tona ndihmojnë që të arrihen ato që duken të pamundura. Në Real Madrid nuk dorëzohemi kurrë. Bernabeu të pret, do ta dëgjosh emocionin e botës së futbollit.

Je vetëm 19 vjeç dhe tashmë je njëri prej atyre lojtarëve që të gjithë do të donin të të shihnin në fushën e futbollit”, vazhdoi Perez.

“Vjen nga një klub i madh, i cili është një klub mik i yni, tashmë je zgjedhur lojtari më i mirë i Bundesligës. Ti e ke bërë historinë me Birmingham Cityn, ke qenë lojtari më i ri që ke luajtur në 144 vjet histori, sa që skuadra e ka pushuar numrin tënd, përkundër faktit se ishe vetëm 17 vjeç.

Dhe tashmë je njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares angleze. Janë numra që e tregojnë një klas të jashtëzakonshëm. Të kemi thirrur t’ju sjellësh lumturi të madhe madrilenëve”, përfundoi presidenti i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat