Nuk mjafton goli i Haalandit, Skocia fiton në tre minutat e fundit ndaj Norvegjisë 

Futboll

Nuk mjafton goli i Haalandit, Skocia fiton në tre minutat e fundit ndaj Norvegjisë 

Nga: K. G. Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:55
Haaland

Skocia ka fituar me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Norvegjisë, në takimin që u zhvillua në Oslo. 

Deri në minutën e 87-të, norvegjezët ishin më epërsi me rezultat 1:0 me golin e sulmuesit Haaland që e realizoi nga penalltia në minutën e 61-të. 

Mysafirët këndellen në fund duke shokuar vendasit me golat e Dykes në minutën e 87-të e Mclean në atë të 89-tën.

Pas xhiros së tretë të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Evropian, Skocia kryeson me 9 pikë dhe Norvegjia është në vend të tretë me 1 pikë, duke minimizuar gjasat edhe për pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat