Kombëtarja stërvitet në Ishujt Faroe

Futboll

Kombëtarja stërvitet në Ishujt Faroe

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 23:43
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Ishujve Faroe në kuadër të ndeshjes së tretë të kualifikueseve të Euro 2024, që luhet më 20 qershor.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar në transfertë 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes, që ka shërbyer më shumë si një shkrydhje për lojtarët pas një udhëtimi të gjatë.

Të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike dhe atmosfera sigurisht është shumë e mirë pas fitores së rëndësishme të së shtunës ndaj Moldavisë në stadiumin “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat