Anglia demolon Maqedoninë e Veriut, tre shqiptarë titullarë 

Futboll

Anglia demolon Maqedoninë e Veriut, tre shqiptarë titullarë 

Nga: K.G. Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:53
Saka e Kane

Anglia me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 7:0 Maqedoninë e Veriut, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët shqiptarë Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski u paraqitën titullarë për Maqedoninë.
Egzon Bejtullai u aktivizua nga minuta e 46-të.

Anglezët me lojë e rezultat demoluan maqedonasit në stadiumin “Old Trafford” në Manchester. 

Golat i realizuan Kane (29' e 73’), Saka (39', 47’ e 51’), Rashford (45') e Phillips 64’).

Anglia kryeson me 12 pikë në Grupin C, duke lënë pas Ukrainën (një ndeshje më pak) 3, Maqedoninë e Veriut (një ndeshje më pak) me 3, Italinë 3 (dy ndeshje më pak) dhe Maltën 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat