Kapiteni Rrahmani u kërkon falje tifozëve të Kosovës

Futboll

Kapiteni Rrahmani u kërkon falje tifozëve të Kosovës

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 23:49
Kapiteni Rrahmani

Kombëtarja e Kosovës në futboll në rënie të lirë. Pas tri barazimeve dëshpëruese, “Dardanët” sonte regjistruan edhe humbjen zhgënjyese.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse pësuan humbje nga një ekip si Bjellorusia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Szusza Ferenc” përfundoi me rezultatin 2:1.

Pas ndeshjes, ishte kapiteni Amir Rrahmani që u kërkoi falje tifozëve të Kosovës për këtë rezultat.

“Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet shumë shumë shumë ndryshime sepse ka shumë punë për t’u bërë.

Përgjegjesi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija përgjegjës janë të gjithë bashkë.

Janë disa detaje që në fund e vendosin fituesin. I kërkojmë falje tifozëve, unë i pari. Shpresoj që të kthehemi ashtu siç duhet”, tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat