Ky trajner i huaj po interesohet për Kosovën

Futboll

Ky trajner i huaj po interesohet për Kosovën

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:51
Ilustrim

Ndonëse në krizë të rezultateve, përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të jetë shumë atraktive për trajnerët. Shumë trajnerë të vendit e të huaj synojnë ta drejtojnë përfaqësuesen në vazhdim të eliminatoreve për Euro 2024.

Prej të martës Kosova është pa përzgjedhës. FFK-ja është ndarë me francezin Alain Giresse pas humbjes dëshpëruese nga Bjellorusia. Përzgjedhësi i ri pritet të emërohet në javët e ardhshme. FFK-ja nuk ka saktësuar nëse do të jetë i huaj apo vendor, ndërsa interesimi për të zënë vendin e Giresset tashmë ka nisur.

Trajneri belg, Tom Saintfiet, tashmë ka shprehur interesim për të marrë drejtimin e Kosovës. Saintfiet është 50-vjeçar, ndërsa prej vitit 2018 drejton përfaqësuesen afrikane të Gambisë.
 

Më herët ka drejtuar Maltën, Trinidad e Tobagon, Bangladeshin, Togon, Jemenin dhe përfaqësuese e klube tjera. Saintfiet vazhdimisht ka shprehur respekt për Kosovën, por edhe interesim maksimal për ta drejtuar atë. Ai kishte shfaqur interesim në kohën kur erdhi Bernard Challandes e po ashtu kur erdhi Giresse. Saintfiet ka kontratë me Gambinë deri në qershor të vitit 2026, por është i interesuar që të drejtojë përfaqësuese evropiane.

“Saintfiet ka bërë mrekulli me Gambinë në Afrikë dhe dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me ndonjë përfaqësuese evropiane. Ai ndjen se Kosova do ta dërgonte në nivele dukshëm më të larta. Është i bindur me potencialin e Kosovës. E mori Gambinë kur ishte e 172-ta në ranglistën e FIFA-s dhe kur ishte pa fitore në ndeshje zyrtare për pesë vjet. Me belgun në stol, Gambia u kualifikua për herë të parë në histori në Kupën e Afrikës. Madje arriti deri në çerekfinale dhe përfundoi e gjashta”, shkruan koha.

Tani Gambia është e 120-ta në ranglistën e FIFA-s dhe pranë kualifikimit në garën kontinentale. Saintifiet ka drejtuar përfaqësuesen afrikane në 38 ndeshje gjatë të cilave janë shënuar 18 fitore e nëntë barazime. Ai vitin e kaluar u shpall trajneri i tretë më i mirë në Belgjikë. Ishte edhe kandidat në listën e ngushtë për trajnerin më të mirë të vitit në Afrikë.

“Saintifiet natyrisht nuk është i vetmi i interesuar për Kosovën. Potenciali i Kosovës vlerësohet i madh, ndërsa në treg janë shumë trajnerë të interesuar. Tashmë drejtuesit e FFK-së janë kontaktuar nga agjentë të ndryshëm lidhur me postin e përzgjedhësit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat