Lojtari i Shkëndijes shkon të Gostivari

Futboll

Lojtari i Shkëndijes shkon të Gostivari

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:45
Shkëndija

Gostivari ka prezantuar edhe mbrojtësin e krahut të majtë, Mihail Manevski, i cili sezonin e fundit në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës luajti me fanellën e Sileksit.

Duke pasur parasysh se kontrata e tij me Shkëndijën ishte valide deri me 15 qershor, i njëjti edhe përkundër ofertave që kishte, e priti atë më të mirën, që sipas tij ishte ajo e Gostivarit.

Manevski me Gostivarin ka arritur akord një vjeçar, njëjtë sikurse gjatë ditës së sotme kishte bërë edhe përforcimi i fundit, Fatjon Jusufi.

Manevski bëhet futbollisti i 8-të që i bashkohet Gostivarit gjatë këtij afati kalimtarë, pas Zehrudin Mehmedoviç, Mustafa Mujezinoviç, Pepi Georgiev, Xhelil Abdullah, Anid Abazit, Ediz Spahiut dhe Fatjon Jusufit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat