Befason Ibra: Ndoshta do t’i rikthehem futbollit brenda një muaji

Futboll

Befason Ibra: Ndoshta do t’i rikthehem futbollit brenda një muaji

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 20:40
Ibra

Ish-sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka përjashtuar një rikthim në fushën e futbollit. Më herët, 41-vjeçari suedez njoftoi tërheqjen e tij.

“Sigurisht, nuk ka kaluar shumë kohë që kur kam përfunduar karrierën time. Por ndoshta do t’i rikthehem futbollit. Ndoshta brenda një muaji do t’i bashkohem kampit stërvitor të Milanit”, tha Ibrahimovic për Sport Mediaset.

Sezonin e kaluar Ibrahimovic luajti në katër ndeshje të kampionatit italian, në të cilat shënoi një gol.

Milani përfundoi i katërti me 70 pikë në 38 takime në Serie A. Kuqezinjtë do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat