Gëzim Shala: E vetmja “Bota sot” që ka informuar për aktivitetet e ekipeve në Diasporë

Futboll

Gëzim Shala: E vetmja “Bota sot” që ka informuar për aktivitetet e ekipeve në Diasporë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 22:22
Gëzim Shala

Ish futbollisti i mirënjohur, Gëzim Shala, aktualisht trajner në Gjermani, tha se gazeta “Bota sot” është e gjithanshme dhe shtjellon tema të ndryshme, paanshëm dhe në mënyrë profesionale.   

“Urime përvjetorin e ‘Bota sot’.

Për neve në Diasporë e vetmja ‘Bota sot’ që ka informuar për aktivitetet e ekipeve që ishin aktive nëpër garat në Gjermani dhe sidomos aktivitetin e FFSHGJ-së, ku isha kryetar i FFSHGJ-së dhe jam mirënjohës kësaj gazete, që bëni punën e madhe në prezantimin e ekipeve futbollistike që vepronin dhe veprojnë në Gjermani!

Faleminderit ‘Bota sot’ dhe suksese në përvjetorë të ardhshëm!”, ka uruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat