Camavinga pranon rinovimin, klauzolë 1 miliard euro

Futboll

Camavinga pranon rinovimin, klauzolë 1 miliard euro

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 00:06
Camavinga

nEduardo Camavinga ka pranuar tashmë rinovimin e kontratës me Realin e Madridit deri në vitin 2028 me një përmirësim të ndjeshëm të pagës dhe një rritje të klauzolës së përfundimit, e cila do të arrijë në 1 miliard euro.

Marrëveshja mori formë gjatë sezonit dhe është mbyllur ditët e fundit, duke i siguruar Realit mburojën për një lojtar që ka qenë themelor në dy sezonet e fundit.

Camavinga ka bindur në çdo aspekt kështu që klubi “merengues” nuk ka hezituar për ta vendosur në shkallën e pagave që meriton.

Prillin e kaluar, Fabrizio Romano lajmëroi nisjen e negociatave që tashmë kanë kulmuar me hartimin e kontratës së re dhe që u garanton dy palëve edhe pesë vite bashkëjetesë.

Camavinga është një nga ato nënshkrime që i përgjigjet në mënyrë perfekte strategjisë së drejtuesve të Realit të Madridit.

Ashtu siç ndodhi me rinovimet e bëra verën e kaluar (Militao, Rodrygo dhe Vinicius), Reali nuk e ka shpallur ende marrëveshjen me Camavingan.

MARCA siguron se marrëveshjet e arritura me katër lojtarë do të bëhen publike këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat