Talentja e madhe në Angli, Ela Raka i bashkohet kombëtares së Kosovës 

Futboll

Talentja e madhe në Angli, Ela Raka i bashkohet kombëtares së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:11
Ela Raka

Talentja e madhe e futbollit, shqiptarja Ela Raka, luan me sukses për klubin anglez Fulham U18 dhe janë fituese të Kupës Middlesex FA për edicionin 2022-2023.

Futbollistja e talentuar nuk ka më shumë se 15 vjeç dhe është me prejardhje nga Kosova, familja e të cilës jeton në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ela përkundër disa ofertave ka vendosur që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës U17.

Image

Ela Raka me numër 10-të

Ajo shquhet me teknikë, shpejtësi dhe goditje të forta.

Siç tregojnë të afërmit e saj për gazetën kombëtare “Bota sot”, synimet e saja janë që të përfaqësojë në mënyrën më të mirë Kosovën.

Është prej lojtareve më të mira në radhët e ekipit londinez, Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat