Gëzim Rusi ndahet me Dinamon

Futboll

Gëzim Rusi ndahet me Dinamon

Nga: K. Goca Më: 1 korrik 2023 Në ora: 13:50
Gëzim Rusi

Gëzim Rusi nuk është pjesë e Dinamos së Ferizajt.

Futbollisti më përvojë i ka ndarë rrugët me klubin ferizajas.

Mesfushori ofensivë është ndër më të merituarit që Dinamo u bë pjesë e Ligës së Parë të Kosovës.

Rusi është emër i njohur në futbollin tonë, tani mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Burimet e afërta me futbollistin, bëjnë të ditur se ka disa oferta por nuk tregojnë për cilat klube bëhet fjalë.

Pritet së shpejti që Rusi të përcaktohet se ku do t’i mbrojë ngjyrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat