Rezultatet pozitive të Kombëtareve të moshave në qershor japin besim për të ardhmen

Futboll

Rezultatet pozitive të Kombëtareve të moshave në qershor japin besim për të ardhmen

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 00:28
Shqipëria

Të gjitha ekipet Kombëtare të moshave që nga ajo U-15 e deri te U-19 kanë qenë të impenjuara gjatë muajit qershor në disa miqësore ndërkombëtare dhe bilanci i rezultateve ka qenë pozitiv.

Përveç rezultateve edhe loja e skuadrave kuqezi ka qenë mjaft e mirë, duke konfirmuar rritjen graduale të moshave.

Rezultate dhe paraqitje që sipas Drejtorit Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea japin besim për punën në të ardhmen, ndërkohë që thekson se duhet punuar shumë në bazë për të rritur akoma më shumë cilësinë e lojtarëve që përzgjidhen nga ekipet rajonale.

“Ka qenë një muaj i kënaqshëm për ekipet kombëtare duke parë katër fitoret, dy barazime dhe vetëm një humbje e Kombëtares U-15 dhe nëse i shtojmë edhe dy fitoret e shkëlqyera e entuziaste të Kombëtares A, mund të them se qershori ishte interesant.

Interesant nga këndvështrimi im, sepse është baza mbi të cilin trajnerët dhe stafet teknike kanë nisur një rrugëtim të ri dhe këto rezultate na japin besim për punën në të ardhmen.

Një ardhme jo e largët, madje shumë e afërt, duke qenë se shumë shpejt do të rinisin nga puna shoqatat rajonale, dhe që aty më pas do të përzgjedhim lojtarët që do të bëjnë pjesë në ekipet përfaqësuese rajonale, që janë dhe do të jenë bazë e Kombëtares U-15 në të ardhmen.

Kështu që në pikëpamjen teknike po punojmë shumë, më pas shpresojmë që ky muaj të jetë i rëndësishëm edhe për ata që na ndjekin nga jashtë dhe për ata që duhet të bashkëpunojnë me të gjitha mundësitë, forcat dhe energjitë”, – thotë Pea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat