Agim Ademi: Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës 

Futboll

Agim Ademi: Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës 

Nga: K. G. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 17:12
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është kontribues në gjeneratën e sakrificës kur ishte pjesë e klubit të futbollit Kosova e Prishtinës.

Ademi përmes rrjetit social ka thënë: “Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës”.

Gjeneratë që la fusha me tepih, la ofertat e majme, për të luajtur në fusha të improvizuara, për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin e Kosovës, ku çdo ditë ishin të kërcënuar nga okupatori serb në vitet 1991 - 1999. 

Image

Futbollistët e Besianës duke u pastruar në lum në vitet e 90-ta

“Mos ta harrojmë gjeneratën e sakrificës që karrierën e vet e flijoi për futbollin kosovar. 

Shumë prej tyre kishin mundësinë të shkonin edhe jashtë vendit për të vazhduar karrierën, por ishin të vendosur të bënin sakrificë dhe të shkruanin histori si lojtarët e parë të futbollit të pavarur kosovar.

Një gjë të tillë ata e bënë me krenari. 

Faleminderit që të gjithë së bashku bëmë rezistencë sportive. Ky ishte një rast unik në të gjithë botën e futbollit.

Kjo foto e realizuar nga Tarik Pagarusha paraqet lojtarët e asaj periudhe kur pas ndeshjes pastroheshin në lum. Kjo ishte zhveshtorja ose dushi i futbollistëve të atyre viteve.

Prandaj, le të vlerësojmë këtë periudhë, duke kujtuar përpjekjen dhe guximin e këtyre lojtarëve për ta mbajtur gjallë futbollin e Kosovës”, ka shkruar Agim Ademi në profilin e tij në instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat