Walker i dyzuar

Futboll

Walker i dyzuar

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:18
Kyle Walker

Pasi fitoi Tripleten me Manchester Cityn, Kyle Walker është në kërkim të një sfide të re.

Sipas raportimeve të The Sun, mbrojtësi i lindur në vitin ’90 do të dëshironte të largohej nga klubi i trajnerit të Guardiola.

Drejtuesit e Cityt, nga ana e tyre, po përpiqen të bindin Walker të qëndrojë në Mançester.

Bisedimet janë duke u zhvilluar mes palëve, të cilat mund të çojnë në një vendim përfundimtar javën e ardhshme.

Ndërkohë, Bayern Munih ka shfaqur interesim të madh për futbollistin anglez (kontrata e të cilit me Cityn skadon në qershor të vitit 2024). Por, per te kane ardhur edhe oferta te tjera, mes tyre nga Arabia Saudite, por i ka refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat