Masa drastike, në Spanjë racizmin do ta luftojnë me polici  

Futboll

Masa drastike, në Spanjë racizmin do ta luftojnë me polici  

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 10:56
Pamje nga një ndeshje

Racizmi në Spanjë është një problematikë që vazhdon prej disa vitesh me Federatën që po dështon t’i japë një zgjidhje konkrete.

Rasti më i fundit dhe më skandalozi ishte ai i muajit maj kur i gjithë stadiumi i Valencias, “Mestalla”, nisi koret kundër lojtarit të Real Madrid, Vinicius Junior.

Braziliani dhe madrilenët kërkuan ndërprerjen e ndeshjes, por ajo vazhdoi ndërsa pas saj pati reagimet të shumta në mbështetje të sulmuesit.

Për të evituar të tilla skena edhe në sezonin e ri, Federata ia ka dorëzuar tashmë vendimmarrjen për të ndërprerë ose jo ndeshjen, policisë.

Autoritetet do të jenë ato që do të vlerësojnë nëse do ta ndërpresin një ndeshje vetëm për disa minuta apo përfundimisht, ndërsa opsion është edhe përjashtimi nga stadiumi i sektorit të tifozëve që shkakton probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat