Talenti i transferuar te Liverpool: Do jetë fqinji im!

Futboll

Talenti i transferuar te Liverpool: Do jetë fqinji im!

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:59
Szoboszlai e Haaland

Liverpool përforcoi mesfushën me talentin Dominik Szoboszlai i cili transferohet në Anfield nga radhët e Leipzig për shifrën e 60 milionë paundëve.

“The Reds” besojnë shumë tek cilësitë e 22-vjeçarit dhe jo më kot hungarezi do të trashëgojë fanellën me numër tetë që mbahej në të kaluarën nga legjenda Stiven Gerrard.

Pas transferimit në Liverpool, tashmë Szoboszlai po mendon edhe për banesën e re dhe këtu në ndihmë i vjen ish-shoku i skuadrës te Salzburg, Erling Haaland.

Norvegjezi që do të jetë rivali më i madh i Szoboszlait në fushë, nuk ka ngurruar që t’i dërgojë një mesazh ku e siguron se ai do ta ndihmojë me ambientimin në Angli teksa është vetë futbollisti më i ri i Liverpool që zbulon mesazhet me lojtarin e Cityt.

“Kam folur shumë me Haaland, më ka këshilluar edhe në lidhje me banesën që mund të marrë në Liverpool.

Në fakt, Haaland mund të jetë fqinji im pasi më tha se është më mirë të banoja në një zonë mes Manchesterit dhe Liverpoolit pasi është një hapësirë më e qetë dhe private.

Haaland më tha se ishin shumë lojtarë që kishin bërë këtë zgjedhje për të jetuar mes Manchesterit dhe Liverpoolit, jam shumë kurioz.

Të shohim.

Kam një miqësi të madhe me Haaland, por sigurisht në fushë do ta lëmë mënjanë atë dhe do të mendojmë për skuadrat tona. Por, e di që do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme kur të përballem me Haaland”, u shpreh Szoboszlai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat