Sacchi: Futbolli duhet të ketë emocione

Futboll

Sacchi: Futbolli duhet të ketë emocione

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:33
Sacchi

Ish - trajneri i Milan, Arrigo Sacchi ka deklaruar së fundmi se italianët nuk janë “fair-play” as në lojë e as si popull.

Në një prononcim të bërë së fundmi, Sacchi u shpreh se kurrë nuk ka dëgjuar për merita në Itali.

“Ne nuk jemi popull me ‘fair-play’ të madh, për fat të keq nuk jemi në rrugën e duhur. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për merita.

Futbolli duhet të ketë emocione, bukuri dhe meritë, në një vend që fatkeqësisht nuk e njeh meritën, sepse mendon se dinakëria është më e lartë se merita dhe se dija vlen më shumë se merita.

Nuk është kështu”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat