Newcastle nuk mjaftohet vetëm me Tonali

Futboll

Newcastle nuk mjaftohet vetëm me Tonali

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:58
Juventusi

Pas Tonalit, Newcastle po planifikon një tjetër investim të rëndësishëm nga Serie A.

Për sulmin e klubit anglez, po përmendet emri i Federico Chiesa, i cili është në pritje të sinjaleve nga merkato dhe është i vetëdijshëm se së shpejti,pikërisht nga Premier League, mund të ketë disa lajme të rëndësishme.

Skuadra në pronësi të fondit “PIF” është gjithnjë e më ambicioze pas kualifikimit në Champions League. Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, do të donte ta mbante në skuadër ose në çdo rast ta shiste vetëm për ndonjë shifër prej 60 milionë euro minimalisht.

Por vlera e sulmuesit italian mund të ketë rënë në 40 milionë euro që pas dëmtimit që pësoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat