Prezantohet edhe sulmuesi i Realit

Futboll

Prezantohet edhe sulmuesi i Realit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:33
Asensio

Pas emërimit të Luiz Enrikes në krye të stolit të PSG-së, ditën e sotme ka pasur edhe dy zyrtarizime të tjera nga PSG.

Pas Skriniarit, ka qenë radha e Marko Asensios për të nënshkruar kontratën në Francë si edhe për të qenë zyrtarisht pjesë e Parisit.

Vetë klubi ka njoftuar për afrimin e tij, me kontratën të firmosur për 3 vitet e ardhshme, deri në vitin 2026.

Asensio vjen me parametra zero nga Real Madridi duke qenë se kontrata e tij përfundoi dhe tashmë është gati për një aventurë të re.

Sulmuesi 27-vjeçar ka fituar gjithçka në karrierën e tij me Realin e Madridit, duke qenë fitues i 3 herë Championsit, 4 Botërorëve për klube, 3 titujve kampion në Spanjë, 3 Superkupave të Spanjës, 1 Kupe të Mbretit si edhe 3 superkupave europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat