Van der Sar gjakderdhje në tru, dërgohet me helikopter në spital

Futboll

Van der Sar gjakderdhje në tru, dërgohet me helikopter në spital

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:16
Edwin van der Sar

Gjiganti holandez, Ajax para pak çastesh e ka konfirmuar se legjenda e klubit dhe e Manchester United, Edwin van der Sar ka pësuar gjakderdhje në tru.

Rasti në fjalë ndodhi gjatë kohës kur Van der Sar ishte në pushime me familjen e tij në Split të Kroacisë.

Ai është transportuar menjëherë në spital me helikopter dhe momentalisht gjendet në repartin e kujdesit intensiv.

“Të premten (sot), Edwin van der Sar ka pasur gjakderdhje rreth trurit të tij. Ai momentalisht gjendet në spital në kujdesin intensiv dhe është në gjendje stabile”, shkruhej në komunikatën e Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat