Malisheva konfirmon largimin e Maliqit, Gavazajt, Avdylit dhe Berishës

Futboll

Malisheva konfirmon largimin e Maliqit, Gavazajt, Avdylit dhe Berishës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:27
Behar Maliqi

FC Malisheva ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve. Të katërtit u larguan pas skadimit të kontratave.

Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Alush Gavazajn, Florent Avdylin dhe Albion Berishën.

Klubi malishevas ka falënderuar futbollistët për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

“FC Malisheva dhe lojtarët Behar Maliqi, Alush Gavazaj, Florent Avdyli dhe Albion Berisha, kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarëve iu ka përfunduar kontrata.

Faleminderit Behar, Alush, Florent dhe Albion për kontributin e dhënë për skuadrën dhe ju dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”, njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat