Bekaj prezantohet te Hatayspori

Futboll

Bekaj prezantohet te Hatayspori

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:50
Bekaj në mes

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, është prezantuar nga klubi turk Hatayspor.

Gardiani prishtinas ka nënshkruar me klubin e elitës turke një kontratë tre vjeçare.

Ai është prezantuar sot në pranon e kryetarit të klubit Aydin Toksoz dhe trajnerit Volkan Demirel, duke i uruar mirëseardhje.

“Mirësevjen në familjen tonë Visar Bekaj. Klubi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Visar Bekajn, portier me eksperiencë dhe i gjatë 1.91, ndërsa më parë ka luajtur për klube si FC Prishtina dhe KF Tirana”.

“Kryetari Aydën Toksöz dhe trajneri Volkan Demirel ishin pjesëmarrës në ceremoninë e nënshkrimit’, thuhet në njoftimin e klubit.

Visar Bekaj tash e sa vite është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe me kalimin në Superligën e Turqisë do të hedh kandidaturën edhe si portier i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat