Ylli i Liverpool zbulon objektivat e sezonit të ri

Futboll

Ylli i Liverpool zbulon objektivat e sezonit të ri

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:18
Liverpool

Mbrojtësi anglez i Liverpool, Trent Alexander-Arnold, ka folur për “Sky Sports” pas nisjes së fazës përgatitore dhe pretendimeve që ka për sezonin e ri. 24-vjeçari është një nga titullarët e paprekshëm të trajnerit Jurgen Klopp, që në 273 ndeshje me fanellën e “reds” ka realizuar edhe 16 gola.

“Ne duam të fitojmë Premier League dhe jo të renditemi në vendin e pestë siç ndodhi vjet. Duam të jemi sfidues dhe të jemi në garë si për titullin ashtu dhe në Champions League. Një gjë është e qartë, nuk dëshirojmë të përsëritim sezonin e kaluar, që ishte zhgënjyes për ne”, tha Alexander-Arnold.

“Ne e dimë se si ta fitojmë kampionatin, dimë si ta sfidojmë City dhe të shkojmë të duelojmë me ta. E dimë se duhet të jemi pothuajse të përkryer përgjatë gjithë sezonit, kështu që kjo gjë është ngulitur në kokën tonë”, tha më tej mbrojtësi i kombëtares angleze dhe Liverpool.

Ai pranon se skuadra duhet të prëmirësojë rendimentin jashtë fushe: “Duhet qëndrueshmëri.

Gjatë sezonit të kaluar patëm rezultate të mira kundër skuadrave të mëdha, por humbëm pikë veçanërisht jashtë fushës tonë. Kështu që, këto janë gjërat për të cilat të gjithë kemi menduar natyrshëm dhe që duhet t’i korrigjojmë”.

“Unë luaj vetëm aty ku më thuhet të luaj nga trajneri.

Gjithçka që mund të them është se më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen të luaj si mbrojtës i djathtë, më pëlqen shumë të luaj në mes të fushës. Është diku ku gjej gëzim dhe po shijoj sfidën e të luajtur në të dyja pozicionet”, u shpreh Trent Alexander-Arnold.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat