Young gjen ekipin e ri në Premier League

Futboll

Young gjen ekipin e ri në Premier League

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:25
Young

Young gjen ekipin e ri në Premier League!

Pavarësisht se tashmë është 38 vjeç, duket se karrierës së tij ende nuk i ka ardhur fundi dhe tashmë do të nisë një “aventurë” të re, te “blutë” e Everton, tek të cilët u transferua si një lojtar me parametra zero.

Bëhet fjalë, për anësorin “veteran” të mbrojtjes, Ashley Young, i cili pas “aventurës” së tij tek Aston Villa, ditën e sotme i është nënshtruar testeve mjekësore tek Everton e më pas ka firmosur nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin për një tjetër vit.

“Blutë” e Everton fituan “garën” me të sapo ngjitur të Premier League, Luton për shërbimet e 38-vjeçarit, me këtë të fundit, që më herë në karrierën e tij ka luajtur dhe për ekipe si Manchester United, Inter e Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat