Zyrtare: Daku, lojtar i Rubin Kazanit

Futboll

Zyrtare: Daku, lojtar i Rubin Kazanit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:37
Mirlind Daku

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, skuadra ruse Rubin Kazan e ka konfirmuar transferimin e futbollistit kosovar, Mirlind Daku.

Daku transferohet nga skuadra kroate, NK Osijek te rusët e Rubin Kazanit, me të cilët ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

“Daku në Rubin. Sulmuesi 25 vjeçar iu bashkua ekipit tonë. Futbollisti ka nënshkruar kontratë me Rubin për një periudhë tre vjeçare”, shkruante në komunikatën e Rubin Kazanit.

Në të kaluarën, Daku ka qenë pjesë e skuadrave si Kukësi, Ballkani, Mura, dhe Llapit, ndërsa tani karrierën e vazhdon në Rusi deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat