Marku largohet nga Superiorja firmos për 2 vite në Rumani

Futboll

Marku largohet nga Superiorja firmos për 2 vite në Rumani

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 20:48
Marku

Transferim në Rumani për Herald Markun. Ish-mesfushori i Vllaznisë, është prezantuar tek UTA Arad, klubi që garon në elitën e futbollit rumun.

Aty ku luajtën edhe Idriz Batha dhe Erion Hoxhallari. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun.

“UTA dhe mesfushori qendror Herald Marku, sot kanë arritur marrëveshje për kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.

Sallaksi shqiptar, i cili ka lindur më 18 maj 1996 dhe është 1.88 m i gjatë, vjen nga Shqipëria, nga Vllaznia.

Në sezonin e fundit, ai zhvilloi 45 ndeshje, shënoi 7 gola dhe dhuroi 4 asistime”, lexohet në komunikatën zyrtare të UTA Arad.

Marku veshi dy herë fanellën kuqeblu të Vllaznisë: në sezonet 2019-2021 dhe 2022/2023.

Gjatë aventurave në Shkodër, mesfushori regjistroi 117 ndeshje dhe 13 gola mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe dueleve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat