Pulisic: Derbi? Dua ta fitoj dhe të shënoj ndaj Interit!

Futboll

Pulisic: Derbi? Dua ta fitoj dhe të shënoj ndaj Interit!

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:47
Christian Pulisic

Christian Pulisic eshte prezantuar te Milani pas blerjes se tij per rreth 20 mln euro dhe bonuse, teksa ka firmosur deri ne 2027 me +1 vit shtese ne rast se behet rinovim automatik nga klubi kuqezi.

“Natyrisht kur vjen interesimi nga një klub si Milani, duhet të mendohesh.

Fola me Piolin dhe pata ndjesinë e deshiruar. Ata më donin shumë dhe u ndjeva mirë sepse buroi besim. Është një nga arsyet pse jam këtu”.

“Një fjalë për Milanin? Nuk mjafton një fjalë, është një klub i jashtëzakonshëm, historik, legjendar. Erdha këtu sepse është një mundësi e shkëlqyer për mua të luaj për një klub të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm si ky. Unë jam këtu për të arritur nivelin më të lartë të karrierës sime”.

“Scudetto apo Champions? Unë them të dyja. Fitimi i kampionatit do të ishte shumë i rëndësishëm për tifozët. Milan iu afrua Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë edhe këtë sezon”.

“Numri 11? Ibra e ktheu legjendar, eshte nje numer qe me pelqente dhe e zgjodha”.

“Ditëlindja ime përkon me ditën e derbit. Tani e dini cila do të ishte dhurata më e mirë, ndoshta një gol dhe një fitore do të ishte gjëja më e mirë, do të ishte një ditëlindje e mrekullueshme”.

“Roli im? Mund të luaj edhe si anësor edhe si mesfushor sulmues. Ndihem mirë edhe në pozicionin pas sulmuesit. Për mua është e rëndësishme para së gjithash të filloj stërvitjen, pastaj me kalimin e kohës do të zbuloj se ku mund të luaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat